Real Madrid ka fituar 4-0 ndaj Valencia-s në “Santiago Bernabeu”, për javën e 11-të në La Liga. Kylian Mbappe shënoi fillimisht nga 11-metrat në minutën e 19-të, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës nga Tarrega gjatë një dyluftimi me Eder Militao.
Ndërhyn VAR, arbitri shikon vetë pamjet në ekran dhe drejton gishin nga pika e bardhë, aty ku Kylian Mbappe tregohet i saktë dhe dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 30-të, asist i mrekullueshëm i Arda Guler për Mbappe, francezi nuk mund të gabonte nga aq afër dhe shkund portën për herë të dytë.
Në minutën e 42-të, Real Madrid fiton një tjetër penallti për faull brenda zonës nga anësori i Valencia-s, Thierry Correia. Godet Vinicius Junior, por gjuajtja e brazilianit ndalet nga portieri i miqve, Agirrezabala.
Një minutë më pas, Jude Bellingham shënon golin e tretë, me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë. Pjesa e parë mbyllet 3-0 për Real Madrid. Goli i katërt u shënua nga Alvaro Carreras, i pari për të me fanellën e Real Madridit. Mbrojtësi shënoi një gol të bukur me një goditje të fuqishme në krahun e majtë brenda zonës. Real Madrid fiton 4-0 dhe kryeson me 7 pikë më shumë se Villarreal i vendit të dytë dhe 8 pikë më shumë se Barcelona e vendit të tretë, por katalanasit luajnë neser ndeshjen e tyre për këtë javë.
SHIKOPENALLTINEEVINICIUSJUNIOR
The post Real Madrid “shtyp” Valencia-n dhe nis shkëputjen. Shkëlqejnë Mbappe & Guler (video) appeared first on Telesport.

