Mesa duket “El Clasico” këtë sezon nuk do të kemi vetëm në fushë, por edhe në merkato. Në episodin e fundit të “El Chiringuito”, është zbuluar se Real Madrid interesohet për Karl Etta Eyong.

Tashmë dihet që sulmuesi kamerunas është objektivi i madh i Barcelonës për verën e ardhshme. Madje, klubi katalanas ka vendosur që tani të paguajë kluazolën e vendosur nga Levante.

Megjithatë, gara për sulmuesin e ri kamerunas mund të marrë një drejtim të ri, me interesimin e klubit madrilen. Drejtuesit e Realit e shohin Etta Eyong si zëvendësuesin ideal të Mbappe, pasi Gonzalo Garcia dhe Endrick me shumë mundësi do të huazohen gjatë merkatos së janarit.

The post Real Madrid i prish planet Barcelonës, futet në garë për objektivin e madh të katalanasve në sulm appeared first on Telesport.