Kryetari i Zhelinës, Blerim Sejdiu tha se në këtë komunë nuk do të ketë fshatra që do të jenë pa rrugë të asfaltuara dhe shtoi se, është msion i tyre që të mos ketë gropa pasi siç tha, kjo është arritur 90 për qind, përcjell TV21.

-Jo, në Komunën e Zhelinës nuk do të ketë fshatra që do të jenë pa rrugë të re.
-Të asfaltuara e kam fjalën se rrugë ka gjithandej
-Nuk do të ketë dhe ai është misioni ynë. Zero gropa dhe atë që jam duke e arritur janë mbi 90 për qind, mos të them 99 për qind por ka ngelur edhe një pjesë të thirrjes së shkurtit dhe më ketë do t’i përmbyllim të gjitha rrugët“, tha Sejdiu në Dily Click.