Skuadra e Arsimit pret Bashkimin në një ndeshje nga java e 12-të I Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, që hap raundin e dytë të dueleve në kampionatin kombëtar.
Ndeshja në Gostivar sjell interes shtesë sepse është një takim midis dy ekipeve që e njohin mirë njëra-tjetrën dhe gjithmonë ofrojnë përballje emocionuese. Sulmuesi i Arsimit, Alban Taipi, shprehu gatishmërinë dhe motivimin e tij përpara sfidës në Gostivar
“Presim një derbi të vërtetë. Po luajmë kundër një skuadre cilësore që ka virtytet e veta, por jemi gati dhe do të bëjmë çmos për të ruajtur ritmin pozitiv. Kemi punuar shumë gjatë javës dhe besoj se me qasjen e duhur mund të arrijmë një tjetër fitore para tifozëve tanë,” tha mes tjerash Taipi.
Ekipi i Arsimit do të përpiqet të vazhdojë serinë e mirë dhe të fitojë pikë të reja, ndërsa ndeshja kundër Bashkimit pritet të sjellë një atmosferë të shkëlqyer futbolli. Ndeshja do të luhet në stadiumin e qytetit në Gostivar, duke filluar nga ora 13:30.
The post Taipi: Do bëjmë çmos për të ruajtur ritmin pozitiv appeared first on Alsat.

                    