Pas një jave pushim, Botërori i Formula 1 rikthehet këtë fundjavë në Brazil. Një fundjavë e ngjeshur, pasi të shtunën do të zhvillohet gara sprint. Situata ka ndryshuar disi në garën për titullin kampion, pasi në krye të renditjes është Lando Norris.

Britaniku ka 1 pikë më shumë se shoku i tij i skuadrës Oskar Piastri, ndërsa i treti klasifikohet holandezi Maks Verstapen. Piloti i Red Bullit, javët e fundit ka ngushtuar diferencën në 36 pikë me dy pilotët e MekLarenit.

 

“Nuk mendoj se rregullat brenda skuadrës MekLaren e ndihmuan Verstapenit  që të rikthehej në garë për titull dhe nuk mendoj se ato na lënduan. Ne jemi duke bërë garën tonë dhe rregullat e brendshme na dhanë titullin për konstruktorë”, tha Norris.

 

“Tani që u riktheva në krye dua ta ruaj këtë pozicion deri në fund. Nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar asgjë, pasi çdo pikë është e rëndësishme. Ne do të vazhdojmë kështu deri në fund të sezonit”, shtoi Norris.

 

“E fituam kampionatin e konstruktorëve sepse jemi dy pilotë të fortë. Red Bull po lufton për atë për pilotë me Maksin, por ata nuk kanë një pilot të dytë që mund të konkurrojë dhe t’i ndihmojë ata dhe Maksin,” tha në fund Norris.

The post Norris: Synojë që të mbajë vendin e parë deri në fund appeared first on Alsat.