Gazetare: Linda Ebibi Ademi
Një 78 vjeçar është viktima e aksidentit në afërsi të urës Goce Dellçev në Shkup. Drejtuesi i makinës që goditi për vdekje të moshuarin ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërkohë policia thotë se po punojnë në kapjen e tij.
“Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor, pasi është goditur nga një veturë derisa udhëtonte me biçikletë. Ndërsa drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja”, raporton Linda Ebibi Ademi, gazetare.
Rasti u konfirmua nga MPB, të cilët informuan se në mesditë kanë marrë informacion për aksident trafiku ku i aksidentuari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
“Sot (03.11.2025) rreth orës 12:30 minuta në SPB Shkup është denoncuar se në Bulevardin Goce Dellçev ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin ka marr pjesë një makinë “Pasat” me targa të Shkupit, drejtuar nga një person mashkull dhe një person me biçikletë, ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Pas aksidentit vozitësi i makinës ka lënë makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes” , thonë nga MPB-ja.
Policia informoi se në rrjedh është hetimi dhe po merren të gjitha masat për gjetjen dhe kapjen e autorit. /Alsat.mk
The post Një 78 vjeçar përplaset për vdekje në afërsi të urës Goce Dellçev në Shkup, drejtuesi i makinës ende në arrati appeared first on Alsat.

                    