Gazetar: Bashkim Sulejmani
Kryesia e BDI-së sot ka mbledhur anëtarët e kryesisë në Reçicë të vogël, ku është diskutuar fillimisht rezultati tejet i dobët në zgjedhjet e dy nëntorit, si dhe është caktuar mbajtja e kongresit të partisë, ku pritet që kjo parti të bëj edhe ndryshimet e para apo zgjedhjet Brenda partiake.
Zëdhënësi i BDI-së Arbër Ademi, pas takimit është shprehur se BDI nuk mban përgjegjësi për humbjen në Kërçovë dhe në Bërvenicë, ndërsa për këto humbje, akuzoi koalicionin VLEN. Në takim sipas Ademit, është diskutuar edhe për koalicionin që ka BDI me dy Aleancat, për të cilat tha se koalicioni vazhdon dhe nuk është diskutuar për shpërbërjen eventuale të tij.
The post Kryesia e BDI-së diskuton rezultatet zgjedhore appeared first on Alsat.

                    