Orce Gjorgjievski nga VMRO-DPMNE fitoi garën për kryetar të Shkupit. Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale mori më shumë vota se kundërkandidati i tij nga Levica, Amar Mecinoviq. Festimet filluan nga Porta Triumfale dhe vazhduan deri vonë në mbrëmje. Gjorgjievski iu falënderua qytetarëve të Shkupit dhe premtoi se do të fillojë menjëherë punën.
Gjorgjievski  njoftoi revizion të punës së paraardhëses së tij Danela Arsovska dhe kërkimin e përgjegjësisë për të gjithë ata që kanë shkelur ligjin. Ai tha se ditët e ardhshme do të shpallë vendimet e reja kadrovike dhe se do të jetë kryetar për të gjithë qytetarët e Shkupit.
“Krijuam histori” – deklaroi Amar Mecinoviq, kandidati i Levicës në garën për kryetar.
Gjorgjievski mori 57,03% të votave të qytetarëve të Shkupit, me 95.572 vota, rreth 3.900 më shumë se në rrethin e parë. Kundërkandidati i tij, Mecinoviq, në rrethin e dytë mori dyfishin e votave krahasuar me rrethin e parë, me 61.475 vota ose 36,69% të qytetarëve që dolën për të votuar.

                    