Të moshuarit që mund të luanin në instrumente patën 35 për qind më pak rrezik demenca, kurse ata që përveç kësaj edhe këndonin ishin edhe më të mbrojtur.

Studimi i ri që është bërë në Universitetin Monash, në Melbourne të Australisë, ka sugjeruar se dëgjimi i muzikës apo loja me intstrumente ulë gati për gjysmë rrezikun nga sëmundja neurodegjenarative e demencës, ka raportuar Fox News.

Të rritur, që kishin më shumë se 70 vjeë, të cilët rregullisht dëgjonin muzikë kishin 40 për qind më pak gjasa të zhvillonin demencë, si dhe një gurp çregllimesh mendore që mund të shkaktojnë ngecje në kujtesë, mendim e të tjera aftësi mendore.

Ata që kanë dëgjuar gjithmonë muzikë, patën 39 për qind më pak rrezik të zhvillonin demencë dhe patën performancë më të mirë të kujtesës, kurse ata që luanin në instrumente muzikore patën 35 për qind më pak rrezik nga demenca.

Studimi i udhëhequr nga profesoresha Joanne Ryan dhe studentja Emma Jaffa, ka gjetur gjithashtu se bërja e të dy aktiviteteve, rezultoi me efekt mbrojtës kundër ngecjes së aftësive njohëse.

“Pasi nuk ka kurë për demencën, rendësi ka gjetja e strategjive për t’u mbrojtur nga ajo”, ka thënë Ryan në një deklaratë.

Ajo ka shtuar se provat sugjerojnë që plakja e trurit nuk bazohet vetëm në gjene por mund të ketë ndikim edhe ambienti në të cilin njeriu jeton si dhe zgjedhja e stilit të jetesës.

Më shumë se 10.800 të rritur duke filluar nga mosha 70 vjeçe e lartë, janë vëzhguar për disa vjet me radhë, si pjesë e studimeve të gjata që janë bërë në Australi, dhe janë pyetur se a dëgjojnë muzikë, gjithmonë, shpesh, ndonjëherë, rallë apo asnjëherë, si dhe a luajnë ndonjë instrument, sipas studimit që është publikuar në Journal of Geriatric Psychiatry.

Dëgjimi i shpeshtë i muzikës dhe luajtja e instrumenteve gjithashtu rezultoi me zvogëlim të rrezikut nga problemet e pakta në aftësi njohëse, i cili është më i rallë se demenca, për 22 për qind dhe ishin të lidhura me rezultate më të mira kur u bë fjalë për kujtesën, e cila u ndihmon njerëzve të gjinden në jetën e përditshme.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), demenca prek gati 75 milionë njerëz në mbarë botën, dhe gjetjet e studimit sugjerojnë se muzika mund të ofrojnë një mënyrë të thjeshtë për të mbrojtur perfromancën e aftësive njohëse, por gjetjet nuk dëshmojnë se ajo drejtpërdrejt parandalon demencën.

Përfitimet e përgjithshme nga muzika janë vënë re më shumë te të rriturit që kishin nivel më të lartë shkollimi, 16 e më shumë vjet shkollim, ndërkohë që rezultatet ishin të përziera për ata që kishin nivel më të ulët të shkollimit.

Zbulimi i shtohet një numri në rritje studimesh që tregojnë se hobet krijuese, shoqërore dhe stimuluese mendërisht, si muzika, leximi dhe arti, mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të trurit në moshë të shtyrë.

Një meta-analizë e vitit 2022 nga SHBA dhe Japonia gjeti përfitime të ngjashme te të moshuarit që luajnë instrumente muzikore.

Doktori Morten Scheibye-Knudsen, profesor i asociuar në Universitetin e Kopenhagës, ka paralajmëruar se megjithëse stimulimi mendor rekomandohet, zbulimet rreth tij ende nuk është përfundimtare.

“Në përgjithësi, këshillohet ta stërvitësh trurin, por të dhënat në fakt nuk janë edhe aq të qarta”, ka thënë ai së fundmi për BBC Science Focus, duke theksuar se studimet mbi aktivitete si muzika, “puzzles” apo të mësuarit e aftësive të reja kanë dhënë rezultate të përziera.

“Ka përfitime shtesë nga luajtja e një instrumenti muzikor, përfshirë rritjen e ndërveprimeve shoqërore, të cilat janë treguar se janë shumë të rëndësishme me kalimin e moshës”, ka shtuar ai.

The post Të moshuarit që dëgjojnë muzikë kanë gati 40 për qind më pak rrezik nga demenca appeared first on Alsat.