Skuadra e Struga Trim Lum , me plotë meritë arkëtoi 3 pikë në terrenin e Makedonija Gj.P. në njërën nga ndeshjet e javës së 12-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Mjaftuan golat nga detuesi  Roçi dhe sulmuesi më efikas në Ligën e Parë, Kompaore, për 3 pikë të reja për Struga Trim Lum.

Aksioni i parë ishte për mysafirët, kur Bunjamin Shabani depërtoi dhe krosoi në anën e majtë, mirëpo Roçi nuk arrin të shënojë nga 2 metra prej portës së vendasve. Më vonë Jevtovski dhe Kompaore u kanosen nga distanca, por asnjë tentim i tyre nuk ndryshoi rezultatin dhe topi shkoi jashtë portës së Makedonija Gj.P.

Ndryshimi i rezultatit erdhi në minutën e 32-të, kur Pape Fall kroson në zonë, ndërsa Florian Roçi dërgon topin në rrjetën e Makedonija Gj.P. për të regjistruar golin debutues në Ligën e Parë.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin më të organizuar dhe regjistruam tentimin e parë të vendasve, kur Guerero gjuan nga 18 metra, por topi përfundon në duart të portierit Angeletit.

Në minutën e 53-të, Maleski prodhon një solo aksion dhe gjuan nga 18 metra, por tentimi i tij përfundon disa centimetra nga shtylla e portierit Jankov.

Dhe sulmuesi i Struga Trim Lum, Maleski, ik mbrotjes vendase pas asistit të Kompaores, mirëpo në zonën e rrezikut ndalet nga Xhelili dhe referi kryesor tregon në pikën e bardhë. I sigurte nga 11 metra ishte Kompaore, që dërgon portierin në njërën dhe topin në anën tjetër për 0-2.

Pak më vonë Talakov u kanos nga 13 metra, por topi përfundoi në duartë e portierit Angeleti. Në minutën e 87-të, Bojku dërgoi gjuajtje të fortë nga pozita e majtë, mirëpo Jankov ishte i sigurte në portë.

Dhe kur të gjitha pritnin përfundimin e ndeshjes, arbitri tregoi në penalti dhe pas konsultimit me sistemin VAR, u tregua në gjuajtje të lirë jashtë zonës së rrezikut.

The post Struga mund Makedonija Gj.P. falë golave të Roçit dhe Kompaores appeared first on Alsat.