Komisionerja europiane Marta Kos gjatë prezantimit të raporteve për vitin 2025 veçoi Shqipërinë dhe Malin e Zi për progresin që kanë bërë. Ndër të tjera, Komisionerja për Zgjerim ka vlerësuar Shqipërinë për “përparimin e pashembullt” gjatë vitit të kaluar, me “angazhim të fortë politik dhe aspirata të qarta për në BE të shoqërisë së saj”. “Shqipëria ka bërë një progres të paprecedentë që nga mbledhja e parë ndërqeveritare në tetor të vitit 2024. Katër grupkapituj janë hapur gjatë këtij viti dhe i fundit hapet nëntor, një rezultat i shkëlqyer dhe aspiratë e qartë me 91% mbështetje të shoqërisë për tu afruar me bllokun” u shpreh Kos.