Dy barazime me përmasa të ngjashme; Juventusi ndaj Sporting 1-1 dhe Napoli ndaj Eintracht Frankfurt 0-0. Fabio Capello komentoi në “Gazzetta dello Sport”: “Një gjë duket se i bashkoi skuadrat e Contes dhe Spallettit, përveç rezultatit; të dyja ranë në intensitet dhe rrezikshmëri në pjesën e dytë.

Pse? Shpjegimi im është i zakonshëm; në Champions ritmi është tjetër, arbitrat flasin më pak dhe nuk ka kohë për të marrë frymë. Skuadrat italiane nuk janë të mësuara me këtë, ose jo të gjitha, ndaj për këtë vuajnë”.

Mes elementëve të Juventusit që spikatën është Dusan Vlahovic, i cili dha një impuls “me forcë dhe vendosmëri”, duke shënuar golin e 1-1 pas pritjeve të jashtëzakonshme të Rui Silva.

Sa i përket Napolit, Capello theksoi mungesën e cilësisë: “Sigurisht ka pak cilësi. Këto janë ndeshjet ku prania ose jo e Kevin De Bruyne bën të gjithë diferencën. Dje Conte nuk e kishte yllin belg”.

The post “Napoli dhe Juventusi e humbën intensitetin dhe rrezikshmërinë në pjesën e dytë, ja pse” appeared first on Telesport.