Në pesë vjetorin e burgosjes të ish udhëheqësve të UÇK-së në Hagë Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se nuk ka as arsye ligjore e as morale të njëjtit të mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.
“Përveç tij, edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi po ndodhen në paraburgim tash e pesë vjet. Pesë vite pritje, pesë vite pas hekurave ndërkohë që arsyeja e njëjtë përsëritet në çdo vendim për refuzimin e lirimit: “rreziku i ndikimit mbi dëshmitarët”. Por Prokuroria e ka përfunduar rastin e saj. Dëshmitarë më nuk ka. Nuk ka as arsye ligjore, as morale që të mbahen edhe më tej në paraburgim.”, ka shkruar Kurti.
Kurti në Facebook ka publikuar një letër të cilën ka thënë se ia ka dërguar kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova më 2022. Aty ai ka kërkuar lirimin e tyre, por kërkesat nuk kanë marrë përgjigje.
“Si Kryeministër, zyra ime dhe unë kemi kërkuar lirimin e tyre që nga fillimi. Në vijim po bashkëngjes letrën që i është dërguar drejtpërdrejt znj. Trandafilova në lidhje me këtë çështje në shtator të vitit 2022. E bëj publike sot për një arsye të vetme: sepse besoj se është e drejtë që ata të kthehen në shtëpitë e tyre, të jenë pranë familjeve të tyre, dhe ta mbrojnë në liri luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës. Përgjigja e znj. Trandafilova pas dy javësh që mori letrën nga unë nuk ndryshoi gjë. Kërkesat e paraqitura nuk morën zgjidhje. Kërkesat tona qëndrojnë akoma, e në Kosovë ekzistojnë të gjitha garancitë për përgjigje pozitive ndaj tyre”, ka shkruar Kurti në Facebook./21Media

