Kanë përfunduar dy takimet e para për sot për në Champions League. Debutuesja e këtij sezoni, Pafos, ka marrë fitoren e parë në historinë e grupeve në Champions League, pasi mundi 1-0 Villarreal-in në sfidën e luajtur në Limassol. Vendimtar goli i Luckassen, i cili shënoi me kokë në fillimt ë pjesës së dytë, pas një krosimit të ardhur nga goditja e këndit.
Në ndeshjen tjetër, Chelsea ka bërë një hap fals duke mos shkuar më shumë se barazimi 2-2 në Baku ndaj Qarabag. Londinezët gjetën të parët golin në minutën e 16-të, pas një kombinimi të bukur mes dy brazilianëve, Andrey Santos dhe Estevao, ky i fundit pas një veprimi të bukur brenda në zonë, dërgon topin në rrjetë.
Barazimi i vendasve erdhi në minutën e 28-të, ku pas një aksioni të shpejtë dhe të bukur, Camilo Duran godet shtyllën, e cila i mohoi një supergol, por Leandro Andrade gjendej në kohën dhe vendin e duhur për të gjetur rrjetën.
Në minutën e 39-të, Marko Jankovic shënoi golin e dytë për Qarabag, nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë nga Jorrel Hato brenda zonës. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për të zotët e shtëpisë.
Chelsea barazoi shifrat në minutën e 52-të me Alejandro Garnacho, i cili shënoi një gol të bukur me një goditje të fuqishme me të majtën. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Pas 4 ndeshjes, Chelsea mban vendin e 10-të, Qarabag vendin e 12-të, të dyja me nga 7 pikë.
The post Pafos shkruan historinë në Champions League, Chelsea zhgënjen ndaj Qarabag (video) appeared first on Telesport.

