Nuk ka kohë për keqardhje. Barcelona duhet të analizojë barazimin ndaj Bruges dhe problemet mbrojtëse që po përsëriten nga fillimi i sezonit. Trajneri Hansi Flick e pranoi hapur: “Nuk është e lehtë, aspak. Krijuam raste, por ata luajtën shumë mirë dhe me agresivitet pozitiv”.

Trajneri gjermani theksoi pikat ku skuadra e tij duhet të përmirësohet, sidomos pas 15 golave të pësuar në 8 ndeshjet e fundit: “Nuk arritëm të ushtrojmë presion mbi topin, humbëm shumë duele në mesfushë. Duhet të mbrojmë më mirë në një të tretën e fundit të fushës dhe të mbetemi besnikë ndaj filozofisë sonë. Mund të bëjmë shumë më mirë”.

Ai shtoi: “Pa intensitet, në Champions nuk shkon askund. Nuk dua ta ndryshoj ADN-në tonë, nuk jemi këtu për të mbrojtur ulët dhe fituar 1-0 me kundërsulm. Duhet të mbrojmë si ekip, sidomos në mesfushë”. Flick foli edhe për Yamal: “Jam i lumtur që është kthyer në këtë nivel. Nuk është e lehtë për një djalë të ri, por po e menaxhon shumë mirë situatën”.

The post Flick zgjedh autokritikën: Pa intensitet, nuk shkon askund në Champions appeared first on Telesport.