Gjashtë persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore vetëm në katër ditët e para të nëntorit, alarmoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Që nga fillimi i vitit deri në tetor janë regjistruar 115 viktima, ndërsa vitin e kaluar 142. Nga MPB apelojnë – shkaktarët më të shpeshtë të tragjedive janë shpejtësia e madhe, përdorimi i telefonave celularë dhe alkooli.

Policia ka paralajmëruar kontrolle të përforcuara, por mesazhi është i qartë – ndryshimi i vërtetë fillon me secilin individ. “Vozitni me mend, jo me emocione, që të gjithë të kthehemi të gjallë në shtëpi,” thuhet në apelin e MPB-së./TV21