Skuadra e Shkëndijës nuk arriti që të rrezistojë deri në fund për të marë fitoren e dytë këtë sezon në Ligën e Konferencës, pasi që Lozano në kohën shtesë barazoi shifrat në 1-1, në një takim ku mysafirët ishin në fund edhe me një lojtarë më pak në terren.
Pjesa e parë në përballjen në mes Shkëndijës dhe Jagiellonisë u mbyll me barazim pa gola. Të dy ekipet sollën luftë të madhe në mesfushë duke prodhuar pak raste për gol. Tamba kishte rastin më të mirë për Shkëndijën që të sjell epërsi, por tentimi I tij shkoi skaj portës. Në anën tjetër, skuadra polake kishte dy raste kur kishte rrëmujë në zonën e skuadrës kuqezi por pa pasur mundësi që të ndryshojnë shifrat e rezultatit.
Në fillim të pjesës së dytë, Liridon Latifi ishte i pari që u kanos drejt portës së skuadrës polake. Dhe në aksionin e dytë të radhës, kuqezinjët kalojnë në epërsi. Krosim nga këndi prej Uebsteri, ndërsa mjaftoi një prekje me kokë e Latifit që të mposhtet portieri mysafirë. Në vazhdim Shkëndija kontrolloi mesfushën dhe lojën në përgjithësi. Në minitën e 80-të, përcjellim një kundërsulm të shpejtë të kuqezinjëve dhe Ibraimi godet ashpër nga 18 metra, por topi ndalet nga portieri mysafirë. Në kohën shtesë, për shkak të kartonit të dytë të verdh u largua nga terreni Imaz, duke lënë skuadrën polake me 10 lojtarë.
Dhe në aksionin e fundit të ndeshjes , në kohën shtesë prej 9 minutave, Jagiellonia arrin të barazoj shifrat me 1-1 me një goditje të fortë të Lozanos. Me këtë pike , Shkëndija ka 4 pikë deri më tani në Ligën e Konferencës, ndërsa një më shumë ka ekipi polak.
The post Shkëndija në kohën shtesë lëshon fitoren ndaj Jagiellonias appeared first on Alsat.

