Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti ka qëndruar në terren me kryetarin e Shkupit, Orce Gjeorgjievski dhe kryetarët tjerë të komunave të Shkupit, njofton TV21

Të prirë nga kryeministri Hristijan Mickoski, bashkërisht kanë njoftuar nisjen e pastrimit të Shkupit

Mexhiti deklaroi se sonte nis kapitull i ri për Shkupin, pasi siç shtoi, “do pastrohen kontejnerët, hapësirat përreth tyre, shëtitoret, sheshet dhe mini-deponitë që u krijuan si pasojë e bllokadave dhe papërgjegjësisë që e lanë Shkupin të mbuluar me mbeturina”.

“Sonte, Shkupi nuk do të flejë mbi bërllok, por do zgjohet në mëngjes me ajër më të pastër, më të shëndetshëm, me rrugë më të pastra dhe me pamje të re.

Ky është fillimi i një kapitulli të ri për Shkupin, qyteti që po e marrim në duar për ta pastruar, për ta rregulluar dhe për ta bërë sërish krenari për të gjithë qytetarët e tij”, tha më tej Mexhiti.