Një konferencë për shtyp e mbajtur sot nga presidenti i SHBA-së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, u ndërpre papritur për shkak të një urgjence mjekësore.
Një burrë që qëndronte pas presidentit në Zyrën Ovale, në një rresht me drejtues të farmaceutikës, u rrëzua para kamerave.
Në ato momente, drejtori ekzekutiv i ”Eli Lilly”, David Ricks, po fliste për një marrëveshje për ilaçet për humbje peshe.
Ai ndaloi fjalimin e tij kur burri u rrëzua ndërsa disa njerëz në zyrë nxituan ta ndihmonin. Gazetarët raportuan se burri ishte përfaqësues i një kompanie farmaceutike.

