Kryetari i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski, informoi se janë larguar nga puna në Ndërmarrje Publike “Higjiena Komunale”, 371 persona.

Ai këtë deklaratë e dha nga vendi i ngjarjes prej ku filloi dhe aksioni për pastrimin e Shkupit nga mbeturinat.

Ai tha se tek ta është evidentuar parregullësi në punë, nuk kanë shkuar në vendet e punëes ndërsa kanë marrë pagë si dhe keqpërdorime të tjera.

“Vetura të Higjienës Komunale, janë paguan në emër të personave fizik që kanë marrë shërbime intelektuale në vlerë prej 5 deri në 10 mijë euro. Unë paralajmërova revizion dhe ja, prej sonte ja filluam”, tha Gjorgjievski.

Ai ftoi institicionet të ndërmarrin aktivitete që sonte ndaj të gjitha shkeljeve dhe keqpërdorimeve.

The post Gjorgjievski: Janë larguar nga puna 371 persona nga “Higjiena Komunale”, ka dyshime për keqpërdorime appeared first on Alsat.