Kryetari i komunës së Çairit, Izet mexhiti ka pritur në takim ish-kryetarin e Bursës, Recep Altepe. Mexhiti thotë se miqësia dhe bashkëpunimi me Turqinë, do të sjellin mundësi të reja e zhvillim.
“Sot pata kënaqësinë të mirëpres mikun tim, z. Recep Altepe, ish-kryetarin e Bashkisë së Përgjithshme të Bursës, i njohur për vizionin dhe përvojën e tij në zhvillimin urban. Vizita e tij ishte një urim i ngrohtë për fitoren tonë në zgjedhjet lokale, veçanërisht për Çairin, që po zë vendin që i takon, si qendër e vlerave dhe identitetit tonë. E falënderoj sinqerisht për mbështetjen, respektin dhe fjalët e mira. Miqësia dhe bashkëpunimi me Turqinë, do të sjellin mundësi të reja e zhvillim”, tha Mexhiti.

