Gjashtë persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën në një zjarr që shpërtheu mëngjesin e sotëm në një depo parfumesh në Dilovasi, në pjesën veriperëndimore të Turqisë, raportuan mediat turke.

Sipas pamjeve të transmetuara nga rrjeti televiziv privat turk NTV, dy kate të një ndërtese të përdorur si depo dhe fabrikë parfumesh u shkrumbuan nga zjarri, shkaqet e të cilit ende nuk dihen.

The post Përfshihet nga flakët një depo parfumesh në Turqi, humbin jetën 6 persona, plagosën 2 të tjerë appeared first on Alsat.