Nëse ju ka ndodhur ndonjëherë të keni “plot sinjal”, por interneti të mos funksionojë si duhet – nuk jeni vetëm.
Sipas raportit të portalit Android Authority, telefonat Android shpesh qëllimisht shfaqin sinjal më të fortë se sa në të vërtetë është.
Në kodin e sistemit Android ekziston një opsion që quhet “KEY_INFLATE_SIGNAL_STRENGTH_BOOL”, i cili lejon të shfaqet përdoruesit një “shirit” shtesë sinjali.
Kjo veçori ekziston që nga viti 2017, kur Google kaloi nga katër në pesë shirita për të treguar forcën e sinjalit.
Nga Google thonë se shumica e operatorëve celularë kërkojnë aktivizimin e kësaj opsioni, dhe nuk bëhet fjalë për mashtrim, por për përpjekje për të parandaluar situatën ku përdoruesi sheh “asnjë shirit” edhe pse ka pak lidhje – gjë që mund të jetë thelbësore në raste emergjente.
Megjithatë, ky ndryshim “kozmetik” do të thotë që shirita të plotë nuk garantojnë lidhje të mirë. Në praktikë, sinjali mund të jetë i dobët edhe pse treguesi duket i përkryer.
The post Pse telefoni juaj tregon sinjal të plotë edhe kur lidhja mezi punon? appeared first on Alsat.

