Konate është e sigurt që në verë do të largohet nga Liverpool me parametra zero. Ai ka një akord paraprak me Realin e Madridit.
Arne Slot ka nisur që tani punën për gjetjen e një zëvendësuesi të francezit, i cili ka refuzuar të rinovojë me klubin e kuq.
Zgjedhja e teknikut është një grek. Bëhet fjalë për Konstantinos Koulierakis të VfL Wolfsburg. Ai ka kontratë deri në 2029 me klubin gjerman dhe vlerësohet 45 mln euro.
Për të ka interes edhe Tottenham, por Liverpool duket i avantazhuar.
The post Konate drejt Madridit, Slot gjen pasuesin e tij në Gjermani. Është grek appeared first on Telesport.

