Nga VMRO-DPMNE përmes një kumtese akuzojnë kryetarin aktual të socialdemokratëve, Venko Filipçen, për dështimin e LSDM-së në zgjedhje lokale, ku partia fitoi vetëm 6 komuna, ose rreth 126 mijë vota.
“Kryetari i LSD-së, Venko Filipçe, vazhdimisht ka paralajmëruar reforma në strukturat e partisë. Por këto deklarata, duke u vonuar për një kohë të gjatë dhe pa u realizuar, me kalimin e kohës u shndërruan vetëm në fjalë boshe. Në vend të një reforme të vërtetë, po shohim vetëm vazhdimin e praktikave të dëmshme që fillimisht e çuan partinë në gjendjen ku ndodhet sot. Nga kjo mund të përfundojmë se “Zaevizmi” vazhdon të dominojë LSD-në, dhe derisa Filipçe dhe mentori i tij të udhëheqin partinë, ajo do të vazhdojë të jetë në rënie të lirë. Është e qartë se, nëse LSD nuk konsolidohet, nuk reformohet dhe nuk shlyhet plotësisht “Zaevizmi” nga radhët e saj, partia rrezikon të zhduket si një forcë politike në Maqedoni. Nevojitet një opozitë konstruktive që ofron zgjidhje, jo polemika boshe, ndërsa Venko Filipçe, si kryetar i LSD-së, nuk ka treguar as kapacitet dhe as vullnet për ta nxjerrë partinë nga kriza ku ndodhet”, thonë nga VMRO-DPMNE.

