Lautaro Martinez vazhdon të shkruajë historinë e Interit. Kundër Lazios, sulmuesi argjentinas shënoi sërish, duke konfirmuar rëndësinë e tij për zikaltërit. Me këtë gol, Lautaro arrin 10 gola në Serie A për vitin 2025, duke u bërë i katërti në historinë e klubit që realizon të paktën 10 gola në 7 vite të ndryshme, pas legjendave si Alessandro Altobelli, Benito Lorenzi dhe Giuseppe Meazza.
Sezoni i tanishëm e sheh protagonist: 14 paraqitje, 8 gola dhe 2 asistime, që tregojnë jo vetëm nuhatjen për gol, por edhe punën për shokët e skuadrës. Kundër Lazios, goli i tij i shpejtë hapi ndeshjen dhe i dha impuls Interit drejt kryesimit të Serie A, së bashku me Romën. Qasja e tij në momentet kyçe vazhdon të bëjë diferencën, tifozët zikaltër kanë një lider që rrallë zhgënjen, madje edhe nën drejtimin e Chivu, gjithmonë me buzëqeshje.
Fjalët e Lautaros pas ndeshjes: “Gol i 1-0? Thjesht doja të gjuaja drejt portës. E rëndësishme është që shërbeu për të zhbllokuar rezultatin. Faleminderit tifozëve që vijnë në stadium dhe na mbështesin çdo ndeshje. Të gjithë golat festohen në mënyrë speciale. Kur shënon dhe skuadra fiton, është gjithmonë më bukur. Kur ky popull thërret emrin tënd, të vijnë gjithmonë dridhje shpirti; jo vetëm sot, por që nga hera e parë. Sërish serioz? Kur duhet të buzëqesh, buzëqesh, jam i ndërtuar kështu”.
The post Siç shkruan Lautaro, lexohet historia e Interit. Të paktën 10 gola për 7 vite radhazi te zikaltrit appeared first on Telesport.

