Chelsea fitoi 3-0 ndaj Wolves në Premier League dhe ngjitet në vendin e tretë. Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij: “Isha shumë i lumtur në pjesën e parë, për të qenë i sinqertë. Dallimi midis pjesës së parë dhe pjesës së dytë ka qenë se ne vetëm shënuam gola”.

Kur nuk pëson gol dhe nuk lë hapësira pas, ndërkohë që krijon 4-5 raste shënimi duhet të jesh cinik. E k emi thënë shumë herë, përndryshe loja është gjithmonë e hapur, çdo gjë mund të ndodhë. Por, për fat të mirë, në pjesën e dytë shënuam gola dhe fituam ndeshjen

”, deklaroi më tej trajneri italian.

Enzo Maresca lëvdon shumë brazilianin Estevao, që u aktivizua në pjesën e dytë dhe beson se adoleshenti meriton të vlerësohet mbi 100 milionë euro. Estevao pati një ndikim të menjëhershëm kur hyri në fushë: “Ai është i shkëlqyer, një talent. Përsëri, ne po përpiqemi ta ndihmojmë të përshtatet dhe t’i japim minutat e duhura”.

Ai po bën një punë fantastike. Për këtë klub, në 5-10 vitet e ardhshme, ai do të jetë një lojtar i shkëlqyer. Arsyeja pse tifozët paguajnë bileta është sepse duan të shohin lojtarë si Estevao apo Cole Palmer.  Njerëzit janë të lumtur kur janë brenda fushës, Estevao erdhi nga Brazili, ai ka nevojë për pak për t’u përshtatur”, tha Maresca.

The post Maresca i kënaqur: Një nga paraqitjet më të mira sezonale, ai meriton të vlerësohet 100 milionë euro appeared first on Telesport.