Në podcastin e Alessandro Cattelan, Francesco Totti dhe Christian Vieri folën për shumë tema; nga tërheqja prej futbollit, niveli i Serie A, deri te VAR-i.

Totti nuk kishte dyshime: “Niveli i brezit tonë në atë periudhë ishte shumë i lartë. Është e vështirë të përsëritet një grup kaq i madh lojtarësh të fortë njëherësh, është e pamundur.” Vieri shtoi: “Dikur kishte ekipe që luftonin për titull. Mendo; kush dilte i shtati merrte kritika nga tifozët dhe shtypi. Në çdo skuadër kishte kampionë të vërtetë, si Parma me Cannavaro, Thuram, Chiesa”.

Rreth tërheqjes së Tottit nga futbolli, Vieri zbuloi: “Unë i shkruaja të mos ndalonte, të vazhdonte të luante”. Totti iu përgjigj: “Nuk varej nga unë. Vetëm në Itali, kur arrin 36-37 vjeç, të thonë se duhet të ndalosh, sikur s’të mbajnë më këmbët”.

Për VAR-in, Totti u shpreh me ironi: “Është humbje kohe. Bën gol, nuk e di nëse vlen, pret pesë minuta, pi një aperitiv dhe ata ende shikojnë ekranin”.

The post Totti dhe Vieri ironizojnë Serie A: Vetëm në Itali, në moshën 36 vjeç, të thonë se duhet të ndalosh appeared first on Telesport.