Ibrahima Konaté është emër konkret në merkaton e Bayern. Klubi bavarez e konsideron prioritet për verën e ardhshme, kur Dayot Upamecano (me siguri) do të largohet me parametra zero drejt Madridit.

Në podkastin gjerman “Bayern-Insider”, moderuar nga gazetari Tobias Altschäffl, u raportua se rekordmenët e Bundesligës kanë kontaktuar që tani me agjentin e Konaté, Konrad Heß.

Ashtu si Upamecano, edhe ylli i Liverpool është në fund të kontratës. Në verë ai mund të lëvizë me parametra zero. Ofertat për të nuk mungojnë. Interes kanë shfaqur edhe Real Madrid e PSG.

Bayern e pëlqen francezin e “Të kuqve” sidomos sepse ai ka eksperiencë në kampionatin gjerman, duke qenë se më parë ka luajtur te Leipzig.

The post Gjërat tani po lëvizin! Bayern kontakton agjentin e yllit të Premier League appeared first on Telesport.