Duke qenë se Gjykata Kushtetuese në Shqipëri e riktheu në detyrën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka nënshkruar një urdhër drejtuar ndërmarrjes së dekorit dhe eventeve, me rastin e festave të fundvitit, nga ambientet e paraburgimit në Durrës ku ndodhet.

Përmes këtij urdhri, kryebashkiaku Veliaj kërkon që kjo ndërmarrje të marrë të gjitha masat për dekorimin e qytetit, duke plotësuar të gjitha standardet dhe kushtet e sigurisë.

Po ashtu kjo ndërmarrje do të kryejë dhe dekorimin e ministrive përgjatë bulevardit sipas kërkesave të tyre.