Napoli po përgatit përpjekjen e madhe në merkaton e janarit për të dalë nga kriza dhe dhënë një mesazh mbështetjeje për Antonio Konte. Presidenti Aurelio De Laurentiis ka bërë të ditur për drejtorin sportiv Mana dhe trajnerin disponueshmërinë e një buxheti prej të paktën 50 milionë eurosh.

Prioritet kryesor është mbrojtësi i djathtë, ku Di Lorenzo po ndjen lodhjen nga mungesa e alternativave. Synimi është Bruk Norton-Kafi nga Xhenoa (rreth 15 milionë euro), me alternativa si Sasha Boje i Bajern Munihut.

Në mesfushë dhe sulm, Napoli do të bëjë të paktën një blerje për të zëvendësuar Anguisa (në Kupën e Afrikës) dhe De Brujne (jashtë deri në shkurt), me objektiv Artur Ata të Udinezes (rreth 20 milionë euro) dhe monitorim të Morten Frendrup.

Nuk përjashtohet huazimi surprizë i Federiko Kiesa-S nga Liverpulli, që mund ta çojë Konten në formacionin 3-5-2 për Lukakun dhe Hojlund.

Sipas klubit, Rrahmani është afër rinovimit 2-vjeçar, ndërsa Anguissa kërkon rritje page. Marianuçi mund të largohet, ndërsa Luka mbetet jashtë merkatos.

The post De Laurentis ka gati 50 milionë euro për ta ndihmuar Konten në merkaton e janarit appeared first on Alsat.