Kombëtarja shqiptare vijon grumbullimin në Barcelonë, në prag të dy ndeshjeve të fundit të fazës kualifikuese ndaj Andorrës dhe Anglisë, të vlefshme për Botërorin 2026. I gjithë ekipi kuqezi është i fokusuar në ndeshjen e parë ndaj Andorrës, e cila vlerësohet si shumë e rëndësishme nga stafi dhe lojtarët. Sulmuesi Indrit Tuci, në një prononcim për “fshf.org”, u shpreh i lumtur për rikthimin në kombëtare dhe theksoi që Andorra nuk është një kundërshtar që duhet nënvlerësuar:

“Të them të drejtëm ndihem shumë mirë, ndihem shumë i lumtur që u ktheva në kombëtare. Eshtë një arritje e madhe për çdo futbollist të jetë pjesë e kombëtares, sidomos kur kemi një mundësi më shumë për të shkuar në Botëror. Do jap maksimumin tim, djemtë më pritën shumë mirë dhe shpresoj të bëjmë mirë në këto dy ndeshje.

Atmosfera më duket shumë e mirë, të gjithë shoqërohemi me njëri-tjetrin, ka harmoni grupi dhe përgatitjet janë shumë intensive për Andorrën. Për momentin po mendojmë vetëm për Andorrën, pastaj do mendojmë për Anglinë. Po i analizojmë shumë mirë, kemi parë disa video se çfarë mund të bëjnë ata për të na penalizuar. Shpresoj se dëshirat që ka trajneri t’i realizojmë në fushë dhe mos ta zhgënjejmë.

Më e rëndësishmja është ndeshja e parë me Andorrën, të cilën nuk duhet ta nënvlerësojmë, pasi ata dinë të penalizojnë, sepse kanë lojën e tyre, që nuk i pëlqen asnjë ekipi. Ata mbrohen me çdo mundësi që të mos pësojnë gol. Shpresoj ta ta fitojmë ndeshjen e parë dhe pastaj për të dytën do të flasim më tej”.

The post Tuci flet nga grumbullimi kuqezi në Barcelonë: I lumtur për rikthimin, asnjë nënvlerësim Andorrës appeared first on Telesport.