Përfaqësuesja e Kosovës ka vazhduar përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare të këtij muaji kundër Sllovenisë dhe Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Atmosfera në kampin dardan është mjaft pozitive dhe përkushtimi i futbollistëve është maksimal, teksa ekipi po përgatitet me seriozitet të lartë për sfidat që do të vendosin fatin e këtij cikli kualifikues. Baton Zabërgja është shprehur i lumtur me rikthimin në ekipin kombëtar.

“Jam shumë i lumtur për rikthimin, duke pasur parasysh se kemi përpara dy ndeshje jetike për Kombëtaren. Shpresoj që me seriozitet maksimal dhe qasje të mirë t’i kalojmë këto sfida dhe të arrijmë qëllimin tonë si ekip kombëtar. Fillimisht përballemi me Slloveninë, ku synojmë të paktën një pikë, edhe pse me grupin e lojtarëve që kemi mund të shkojmë për fitore. Ekipi është paraqitur në nivel të jashtëzakonshëm, sidomos kundër Suedisë, ku të gjithë dhanë 100 për qind dhe u arritën rezultatet që dëshiruam. Me këtë grup lojtarësh, mundemi dhe meritojmë të jemi pjesë e Botërorit”, tha Baton Zabërgja i rikthyer në ekipin kombëtar pas lëndimit që e kishte lënë jashtë grumbullimit të tetorit.

The post Zabërgja: Me këtë grup lojtarësh, meritojmë të jemi pjesë e Botërorit appeared first on Alsat.