Novak Djokovic duket se e ka marrë vendimin e tij në lidhje me mbylljen e karrierës së tij. Duket se ish numri 1 i botës në tenis do të varë raketën ne gozhdë pas 2 vitesh e gjysmë.

Pasi fitoi medaljen e artë olimpike në Paris 2024, tenisti serb do të kërkojë të përsërisë këtë sukses edhe në Lojërat Olimpike të Los Angelesit në 2028 për ta mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë karrierë të tij të gjatë dhe shumë të suksesshme.

‘Gjatë gjithë jetës dhe karrierës sime kam pasur një plan për atë cfarë dua dhe si e dua-tha Djokovic-duke qenë se i kam arritur të gjitha objektivat e mundshëm, kam folur për Lojërat Olimpike të 2028 sepse qëllimi im është të luaj dhe për shumë vjet. Ta mbyll karrierën me flamurin serb do të ishte bukur. Nuk e di, disa gjëra nuk janë krejtësisht në kontrollin tim, po përpiqem të jem sa më i shëndetshëm në aspektin fizik dhe psikologjik’

Me fjalë të tjera kushti në këtë pikë është shëndeti dhe gjendja fizike që në muajt e fundit e kanë shoqëruar ish numrin 1 të botës sic ishte problemi në shpatull që ai pati gjatë turneut të Athinës dhe që e pengoi atë të marrë pjesë në ATP Finales. Por është e qartë se synimi i Djokovic është që të jetë në fushat e lojës të paktën deri në verën e 2028.

The post Djokovic cakton datën e mbylljes së karrierës: Do të ishte bukur në Olimpiket 2028 appeared first on Alsat.