Joan Laporta foli të mërkurën për situatën aktuale te Barcelona. Mes temave kryesore ishin vizita surprizë e Lionel Messit në “Spotify Camp Nou” dhe raporti aktual me Florentino Perez. Mbi vizitën e Lionel Messit tha: “E mora mirë, ishte një akt spontan i barcelonizmit të tij. Nuk e dija, ishte me miq, po shëtiste, sapo kishte darkuar. Nuk i dërgova mesazh. Lidhja është korrekte. Ai luan tek Inter Miami, e di që e duam dhe e konsiderojmë siç duhet. Është e drejtë që të marrë nderimin më të madh në botë nga klubi ynë”.

Largimi i Messit: “Nuk pendohem. Barcelona është mbi gjithçka. Nuk u bë i mundur rinovimi asokohe, por nëse nderimi ndihmon, është diçka fantastike”. A mund të kthehet Messi në Barcelonë: “Në respekt maksimal ndaj Messit dhe profesionistëve të klubit, nuk do të bëj spekulime jo reale. Nuk më takon”.

Mbi “Spotify Camp Nou”: “Është emocionuese të jesh këtu. Mendoj për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen…, emocionohem. Tifozët janë entuziastë dhe ky entuziazëm përhapet. Projekti ka 15 vite që ekziston. Kur erdhëm ne, menduam se ishte thelbësor për të konkurruar në nivel të lartë. Po ecim shpejt, duam të kthehemi në shtëpi sa më shpejt. Nuk më pëlqen të kthehem pas për kritikat, kjo është ëndrra kolektive e barcelonistëve. Më pëlqen të vendos një datë rikthimi për të krijuar presion te zbatuesit e projektit, por jemi të rritur dhe një punë e tillë ka të papritura”.

“El Clasico”: “Takimi me Florentinon ishte korrekt, në pajtim. Nuk kemi qenë kurrë të martuar bashkë, ndaj nuk mund të ketë divorc. Marrëdhëniet nuk janë të mira, shikoni rastin ‘Negreira’… Mund të ketë interesa, por nuk na pëlqen, situata është e tensionuar”.

Laporta: Nuk duam polemika me kombëtaren, por Yamal është në dispozicion të Barcelonës

 

 

 

The post “Nuk pendohem për largimin e Messit, Barcelona është mbi gjithçka” appeared first on Telesport.