Argjentina, kampione bote, me Lionel Messin në krye dhe Lautaro Martínez në sulm (por pa Julián Álvarez për çështje vaksinimi), do të jetë mysafire nderi në Angola për të festuar 50-vjetorin e pavarësisë nga Portugalia e Cristiano Ronaldos. Megjithatë, ndeshja ka tërhequr vëmendje për një arsye tjetër; shumën rekord që Angola do t’i paguajë Federatës Argjentinase.

Sipas mediave lokale, për të siguruar pjesëmarrjen e “Selección” të Messit, Angola ka paguar plot 13 milionë dollarë (rreth 12 milionë euro). Takimi do të zhvillohet të premten në stadiumin “11 Nëntori”, që mban emrin e ditës së pavarësisë, ndërsa kombëtarja argjentinase do të mbërrijë në vend të enjten.

Festimet, që nisën dje në Luanda, kanë një domethënie të thellë historike për Angolën, e cila shpalli pavarësinë më 11 nëntor 1975, pas kolonizimit portugez, përpara se të përfshihej në një luftë civile të gjatë. Vendi, i pasur me naftë, qeveriset nga Lëvizja Popullore për Çlirimin e Angolës.

The post Angola, 13 milionë arsyet e miqësores ndaj Argjentinës. Feston pavarësinë nga… CR7 appeared first on Telesport.