Pasi Shqipëria u kualifikua në play off-in e Botërorit 2026, presidenti i FSHF-së Armand Duka, tha se rruga drejt kualifikimit nuk është e lehtë.
Ai tha se sot në ndeshjen ndaj Andorrës nuk ishte e lehtë, duke u shprehur se goli i Kristian Asllanit çliroi gjithë shqiptarët.
Më tej, Duka shtoi se ka besim se Shqipëria do të shkojë në Botëror.
“Fituam një ndeshje të rëndësishme dhe të vështirë. Në vendin e dytë shkuam nëpërmjet këtij tre pikëshi. Çunat kishin presion. Goli i Kristit qetësoi gjithë shqiptarët. Do kemi ndeshje të vështira në mars, por kam besim te kualifikimi në Botëror. Kjo, sepse ne kemi një ekip tepër të mirë. Premoi për golashënuesit? Lojtarët duan që gjithmonë të jenë të barabartë dhe jo që të ketë premio ai që shënon dhe besoj se futbollistët e mendojnë më mirë se ne”, tha Duka.

