Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka bërë të ditur se është privuar nga liria 33-vjeçarja nga Shqipëria e cila banonte në Tetovë. Siç bëri të ditur, në banesën ku ajo jetonte, janë gjetur tre paketime me marihuanë.

“Më 13.11.2025 në orën 17:20, punonjësit policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 33-vjeçaren E.K. nga Shqipëria, me qëndrim në Tetovë. Gjatë bastisjes në shtëpinë me qira ku jetonte, e kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe konfiskuar tre paketime me marihuanë. Ajo është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të bëhet
kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.