Trajneri i Brazilit dhe ish-trajneri i Milanit, Karlo Ançeloti, ka lavdëruar vazhdimësinë e shkëlqyer të Interit në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.

Ançeloti e ka vlerësuar lartë skuadrën e Interit dhe drejtuesit, ku sipas tij përveç lojës të mirë po kanë edhe rezultate.

 

“Interi është skuadra me mendjen më evropiane që kemi: po luan shumë mirë në Ligën e Kampionëve, ku ka fituar çdo ndeshje dhe vjen nga dy finale në tre vjet. Po e ruan nivelin e tij me qëndrueshmëri të madhe. Marotta është vërtet një president i aftë dhe ka bërë një punë të shkëlqyer”, ka thënë fillimisht ish-trajneri i Real Madridit.

 

Ançeloti komentoi gjithashtu se derbi i Milanos pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare do të jetë një garë e fortë dhe zgjodhi Interin dhe Napolin si favoritët për Skudeton këtë sezon.

 

“Është shumë e ekuilibruar Serie A. Interi e ka ruajtur strukturën e tij dhe Kivu po ndjek shembullin e Inzagit. Interi është një ekip shumë i fortë, si Milani. Kjo është arsyeja pse pres një ndeshje të fortë”, shtoi trajneri italian.

 

Për kandidatët potencialë për Skudeton, Ançeloti ishte i qartë.

 

“Interi dhe Napoli, të cilët kanë pësuar disa humbje të tepërta, por janë ende atje. Dhe pastaj Roma, Milani dhe Juventusi do të luajnë deri në fund”.

The post Ançeloti: Do të jetë një derbi i fortë në Milano appeared first on Alsat.