Një autobus është përplasur me stacionin e autobusëve në qendër të Stokholmit dhe një numër i madh personash janë plagosur.
Policia tha se po e hetonte rastin, ndërsa incidenti shkaktoi kaos në vendngjarje pak para orës 3:30 pasdite sipas orës lokale.
Zëdhënësja e Transportit të Stokholmit, Sophie Gunnarsson, tha se ishte një incident serioz.
Oscar Davila, menaxher i operacioneve për shërbimin e shpëtimit të Stokholmit, konfirmoi se kishte të lënduar në vendngjarje, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.
The post Alarm në Stokholm, autobusi përplaset në qendër të qytetit, plagosen disa persona appeared first on Alsat.
