Ish ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka njoftuar tërheqjen nga politika. Përmes një postimi në Facebook, Lloga thotë se vendimin e ka marrë pas një periudhe të gjatë analize dhe dhe siç thotë reflektimi. Lloga theksoi se tërhiqet nga jeta partiake dhe nga çdo funksion që ka mbajtur deri më sot në Aleancën për Shqiptarët të drejtuar nga Ziadin Sela. Kujtojmë se në kohën kur Lloga drejtone Ministrinë e Drejtësisë u miratuan ndryshimet në Kodin Penal, të cilat mundësuan vjetrimin e lëndëve të shumë zyrtarëve. /Alsat.mk
The post Krenar Lloga njofton tërheqjen nga politka appeared first on Alsat.

