Një aksident ka ndodhur mes dy kamionëve në në periferi të Ravennas së Italisë pranë një guroreje, ku si pasojë, një person i moshës 60-vjeçare humbi jetën ndërsa një mbeti i lënduar.
Viktima është nga Maqedonia e Veriut i cili jetonte në Lugo.
Dy kamionët po udhëtonin në drejtime të kundërta, njëri duke hyrë dhe tjetri duke dalë nga guroret, kur ka ndodhur përplasja e rëndë.

