Ekipi kampion i Oklahoma vijon të dominojë në NBA edhe këtë sezon, duke mposhtur sot 109-96 Charlotte jashtë fushe. Alexander Shai me 33 pikë mbetet ylli i këtij ekipi, mbështetur edhe nga Holmgren me 25 pikë.
Fitore të rëndësishme jasn në fushe korri edhe skuadra e Lakers, që mundi 119-95 Milwaukee. Mjaft interesante përballja mes Doncic dhe Antetokoumpo, me sllovenin që realizoi 41 pikë karshi 32 të grekut, duke i dhënë fitoren ekipit të tij.
Skuadra e Denver mundi sot 123-112 Minnesota dhe ngjitet në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit. Të gjithë titullarët e Denver realizuan mbi 10 pikë, madje 4 prej tyre realizuan mbi 20 pikë (Jokic me 27 pikë më i miri).
Në takimet e tjera, skuadra e Cleveland mundi 108-100 Memphis, ndeshje ku u dallua Donovan Mitchell, autor i 30 pikëve për vendasit. Ndërsa Toronto, falë një loje të mirë kolektive (7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë), mundi 129-111 Indiana.
NBA-Rezultatet e sotme
Cleveland – Memphis, 108-100
Charlotte – Oklahoma, 96-109
Indiana – Toronto, 111-129
Milwaukee – Lakers, 95-119
Minnesota – Denver, 112-123
The post Oklahoma mbetet lider në NBA, Doncic fiton duelin me Giannis, triumfojnë Denver e Cleveland appeared first on Telesport.
