Më shumë se 100 persona u plagosën dhe 20 u arrestuan gjatë një proteste masive të shtunën në kryeqytetin e Meksikës kundër mënyrës se si presidentja po trajton krimin e dhunshëm. Mijëra persona marshuan drejt sheshit historik të Mexico City, në një demonstratë të nxitur nga të rinjtë me lidhje me një valë globale protestash të Gjeneratës Z, si edhe nga mbështetësit e “Lëvizjes Sombrero” vendase, që u shfaq pas vrasjes së fundit të një kryetari komune të njohur për luftën kundër krimit të organizuar.
Disa protestues rrëzuan barrierat metalike që mbronin pallatin presidencial dhe hodhën kocka kalldrëmi ndaj policisë e cila u përgjigj me gaz lotsjellës. 20 protestues dhe 100 policë u plagosën gjatë përplasjeve.
The post Meksikë/ Më shumë se 100 persona u plagosën dhe 20 u arrestuan gjatë një proteste masive appeared first on Alsat.

