Gazetar: Angel Dimovski
“Mbeturinat evropiane me katër rrota” përfundojnë në Maqedoni. Çdo i nënti automjet është i ri, ndërsa të tjerët janë makina që Evropa tashmë i ka nxjerrë nga qarkullimi. Sipas të dhënave të Doganës, nga viti 2020 deri në shtator të këtij viti në Maqedoni janë importuar pothuajse 269 mijë automjete, prej të cilave madje 233 mijë janë të vjetra. Në vend që të ecim drejt standardeve ekologjike, vendi po shndërrohet në deponi për mbeturinat automobilistike evropiane, thonë nga “Qyteti i gjelbër human”. Dragan Dimkoviq shprehet se duhet të merren masa më të mëdha.
Viti Automjete të vjetra Automjete të reja Gjithsej
2020 23,880 5,172 32,278
2021 34,858 5,815 44,712
2022 23,381 8,790 35,458
2023 33,213 9,999 47,050
2024 41,483 13,168 59,530
2025 (Janar – Shtator) 33,341 9,457 49,951
Gjithsej 190,156 52,401 268,979
“Gjëja e parë që duhet të bëjmë janë subvencionet për njerëzit që të blejnë ose automjete elektrike ose automjete që do të kenë standardet Euro 5, por edhe vetë subvencionet për të instaluar gaz të lëngshëm, filtra në këto automjete të vjetra e kështu me radhë. Fillimisht gjithçka që mund të bëjë ky qytet, Ministria dhe Qeveria, që njerëzit të motivohen të përdorin transport alternativ dhe ekologjik, e më pas vetëm kur gjithçka të jetë zbatuar, të vendosim ndalesa”, tha Dragan Dimkoviq- “Qyteti i gjelbër human”.
Më shumë se gjysma e automjeteve në rrugët tona janë më të vjetra se një dekadë. Të dhënat e MPB-së tregojnë se automjetet në vend po vjetrohen ndjeshëm, gjë që hap pyetje për standardin e jetesës dhe mundësitë e qytetarëve për të përballuar makina më të reja.
“Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme tregojnë se maqedonasit ngasin automjete më të vjetra edhe se 20 vite.”
Nga gjithsej 699,113 automjete të regjistruara në vitin 2024, 588,147 janë automjete të vjetra, pra automjete më të vjetra se minimumi 10 vite. Gjithsej automjete të regjistruara 2024 Gjithsej automjete të vjetra të regjistruara 2024 Mosha mesatare e automjeteve në shtet
699,113 588,147 21
Sipas të dhënave që televizioni Alsat i ka marrë nga Drejtoria e doganave, nga fillimi i këtij viti deri në tetor, të ardhurat e mbledhura mbi bazën e importit të automjeteve janë 165,85 milionë euro. /alsat.mk
The post Mbeturinat evropiane me katër rrota” përfundojnë në Maqedoni appeared first on Alsat.

