Një informacion i rëndësishëm nëse po mendoni të udhëtoni drejt Shqipërisë që gjatë kësaj jave. Kjo pasi Shqipëria pritet të përfshihet nga mot i keq me reshje intensive në të gjitha qarqet, përcjell TV21. Më 17 nëntor, Shkodra, Lezha dhe Vlora pritet të kenë reshje të forta, ndërsa në Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë e Gjirokastër reshje të dobëta deri mesatare, të shoqëruara me shtrëngata.
Më 18 nëntor, reshjet shtohen ndjeshëm, veçanërisht në Lezhë, Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Të mërkurën parashikohen reshje të forta në të gjithë vendin, me intensitet shumë të lartë në disa qarqe. Në zonat mbi 400 metra pritet borë dhe rrezik ngricash. Ministria e Mbrojtjes kërkon marrjen e masave parandaluese dhe u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar./tv21.tv

