LeBron Xhejms ka vendosur një rekord të ri në NBA. 40-vjeçari ka nisur stinorin e tij të 23-të në ligën NBA, duke u bërë lojtari me karrierën më të gjatë në ligën më të fortë të basketbollit. Ai luajti 30 minuta në fitoren 140:126 të LA Lejkers ndaj Juta Xhazit.
Me këtë rast Xhejms realizoi 11 pikë, 12 asistime e tri kërcime, ndërsa Luka Donçiç ishte më efikasi me 37 pikë e 10 asistime. Para ndeshjes të së martës, Xhejms ndante rekordin me Vins Karterin, që luajti 22 stinorë në NBA, nga viti 1998 deri më 2000.
Kujtojmë se Xhejms mban rekordin për më së tepër minuta të luajtur në stinor të rregullt, 59 mijë e 70. Poashtu edhe më shumë pikë të shënuara në stinorin e rregullt, me 42 mijë e 195.
The post Xhejms vendos rekord të ri, nis stinorin e 23-të në NBA appeared first on Alsat.
