Prindërit e viktimave në klubin Pulse edhe sot po luftojnë jo vetëm me humbjen, por edhe me mosbesimin ndaj sistemit që duhet t’u sjellë drejtësi. Shqetësimi i tyre po rritet, veçanërisht kur dëgjojnë vlerësime se proceset mund të zgjasin me dekada.
Gjatë seancës së parë të sotme, njëri nga prindërit tha:
“Hasim në një skepticizëm të madh dhe në një skemë të mirëorganizuar të përfaqësuesve të avokatëve dhe të të akuzuarve, të cilët manipulojnë në mënyra të ndryshme, duke e thelluar edhe më shumë dhimbjen tonë… më çudit me çfarë ndërgjegjeje dhe me çfarë fytyre avokatët e të akuzuarve do të ushqehen dhe do të marrin para të përgjakura, dhe me çfarë krenarie japin deklarata se kjo seancë do të zgjasë 15–20 vjet. Për ne janë shumë edhe 15 ditë edhe 15 muaj. Ne prindërit kemi frikë se situata jonë do të përfundojë si ‘Laskarci’, si autobusi në Bullgari, si Spitali Modular’,” tha një prind i një viktimë në klubin Pulse.
The post Seanca për tragjedinë në Koçani – Flet një prind: Kemi frikë se rasti “Pulse” do të bëhet edhe një histori e papërfunduar appeared first on Alsat.
