Një aksident me pasojë vdekjen e një të riut është regjistruar në orët e mbrëmjes së të premtes në “Rrugën e Kombit”, në fshatin Qafë Mollë të Mirditës.

Në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe një autoveturë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi i Shqipërisë  E. B., rreth 24 vjeç.

Drejtuesi i njërit prej kamionëve, shtetasi V. G., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.