Avokati Çedomir Stojkoviq ka njoftuar se do të paraqesë padi kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq në prokurorinë e Beogradit, për shkak të akuzave për pjesëmarrjen në “Sarajevo Safari”.

Në fillim të njoftimit të tij, Stojkoviq deklaroi se këto akuza duhet të hetohen edhe në Serbi, dhe jo vetëm në Itali, ku edhe nisi hetimi.

“Nuk ka asnjë arsye që zyra e prokurorit në Milano të hetojë krimin Sarajevo Safari dhe pjesëmarrjen e Aleksandar Vuçiq në të. Unë do të paraqes një kërkesë për hetim në Prokurorinë për Krime Lufte dhe në Prokurorinë për Krim të Organizuar në lidhje me Sarajevo Safari në Sarajevë”, tha Stojkoviq.

The post “Sarajevo Safari”, paralajmërohet padi kundër Vuçiqit edhe në Serbi appeared first on Alsat.